Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke do të kenë më shumë kohë përpara se të vendosin embargon ndaj naftës ruse të propozuar nga Komisioni Evropian, sipas burimeve diplomatike.
Hungaria dhe Sllovakia do të kenë afat deri në fund të vitit 2024 për të hequr gradualisht importin e naftës ruse përmes naftësjellësve.
Republika Çeke do të ketë afat deri në fund të qershorit 2024 për të respektuar embargon ndaj naftës ruse.
Afatet e zgjatura për tre vendet e Evropës Qendrore janë përfshirë në draftin e fundit të Komisionit Evropian për një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë, e cila u është dorëzuar sot për shqyrtim përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.
“Bashkimi Evropian do të heqë gradualisht importin e naftës bruto ruse brenda gjashtë muajve dhe nënprodukteve deri në fund të vitit”, sipas planeve të komisionit ku do të përfshihet një përjashtim për Hungarinë dhe Sllovakinë deri në fund të vitit 2023.
Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke janë shumë të varura nga importet e naftës ruse dhe kanë luftuar për të siguruar furnizime alternative të naftës përpara propozimit te KE-së për shkak të mungesës së aksesit në det.