UBT News

​BE ka një kërkesë për Qeverinë lidhur me shpronësimet në veri

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës duke komentuar vendimin e Qeverisë për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok, ka theksuar se BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen reptësisht procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, si dhe të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve dhe bartësve të interesit të prekur të respektohen plotësisht.

Sipas BE-së, vendosja e katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore – në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit – ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet.

Exit mobile version