UBT News

​BE dënon vendimin e talibanëve që ndalon arsimin e lartë për gratë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e talibanëve për të ndaluar arsimin e lartë për gratë në Afganistan.

“Është një lëvizje unike në botë, e cila shkel të drejtat dhe aspiratat e afganëve dhe vendi i tyre i privon gratë nga kontributi i tyre në shoqëri”, shkroi Borrell në Twitter.

“Persekutimi gjinor është një krim kundër njerëzimit”, shtoi zyrtari i BE-së.

Ministria e Arsimit e autoriteteve talibane njoftoi dje se qasja e grave në universitete do të pezullohet deri në një njoftim të dytë.

Në një direktivë të ministrisë së talebanëve për institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat, urdhërohet që menjëherë të pezullohet qasja e grave në universitete në përputhje me vendimin e qeverisë.

Exit mobile version