UBT News

​BE: 2022 viti rekord i energjisë së rinovueshme

Many wind turbines and a large solar panel array in a desert valley, mountains in the distance and blue sky above. Palm Springs, California, USA

Viti 2022 ishte një vit rekord për sa i përket energjisë se rinovueshme në Bashkimin Evropian (BE), dhe tani ne duhet të fokusohemi në sigurimin e sa më shumë kapaciteteve të reja, ka thwnw komisioneri i BE-së për Energjinë, Kadri Simson, i cili po merr pjesë në takimin ministror të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Në vitin 2022, BE-ja rriti kapacitetet në pothuajse 50 gigavat, kryesisht nga era dhe dielli”, tha Simson.

“Në vitin 2023, ne duhet të fokusohemi në sigurimin e sa më shumë kapaciteteve të reja sepse burimet e rinovueshme janë alternativa më e mirë për të rritur sigurinë tonë energjetike, sidomos në funksion të dimrit të ardhshëm”, tha ai, raporton ATSH.

“Puna fillon tani për të rimbushur depot e gazit, për të përmirësuar efikasitetin e energjisë dhe për të maksimizuar përdorimin e burimeve të reja të energjisë së rinovueshme”, tha Simson.

Exit mobile version