Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha derisa në Gjykatën Speciale nisi procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kosovë po kujtohen gjenocidi, masakrat dhe dhunimet nga regjimi i Sllobodan Milosheviqit.
Batusha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se nuk ka fshat me popullatë shqiptare, ku nuk ka ndodhur një masakër.
“Është e trishtueshme që ende sot janë 1647 të pagjetur të cilët janë zhdukur me dhunë nga aparatura ushtarake, policore serbe. Shumë nga udhëheqësit aktual të institucioneve serbe dhe ushtarake serbe janë dorasit apo urdhër-dhënësit e masakrave që kanë ndodhur gjatë periudhës 1998-1999. 137 varre janë gjetur në Kosovë, varre masive. Në Serbi janë gjetur me dhjetëra varre masive të shqiptarëve…pas 24 vitesh nga përfundimi i luftës, do të ketë një deklaratë të personave të personave të zhdukur. Pas 24 vitesh është arritur të imponohet adresimi i drejt i përgjegjësisë për të zhdukurit si viktima të luftës që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare”, tha ai.
Ai ka pyetur në cilën gjykatë do të trajtohet tavolina e nënës Ferdonie e zbrazur.
Sipas tij, lufta e popullit tonë është e pastër dhe çlirimtare.