UBT News

​Basri Lenjani nuk do të jetë më drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK

Basri Lenjani nuk do të jetë më drejtor i Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lenjani derisa ka treguar se nga 27 nëntori nuk do të jetë në krye të emergjencës ka thënë se deri te ky vendim erdhi për shkak të ndikimit politik dhe bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, meqë shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.

“Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz. Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit. Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenar për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi. Po ashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente”, shkroi Lenjani.

Exit mobile version