UBT News

​Basha përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Bruksel për de-eskalimin e situatës në veri.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajçak. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit. Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Basha.

Exit mobile version