UBT News

​Banorët kapin hajnat pas vjedhjes në një fshat

Dy të dyshuar për vjedhje në një shtëpi në Mleqan të Malishevës janë kapur duke ikur nga banorët e fshatit. Si prova materiale u janë sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, 1 mijë e 400 euro para të gatshme dhe disa stoli ari.

Afër vendit të ngjarjes është gjete një pistoletë me 3 fishekë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast nga të dyshuarit, një gëzhojë fisheku dhe disa stoli ari. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version