UBT News

​Banka Qendrore Evropiane rriti sërish normën e interesit referencë

The logo and the headquarters building of the European Central Bank (ECB) are pictured ahead of a press conference on the eurozone monetary policy in Frankfurt am Main, western Germany, on October 27, 2022. (Photo by Daniel ROLAND / AFP)

Banka Qendrore Evropiane (ECB) rriti sot edhe një herë normën e interesit referencë për të shtypur inflacionin.

Këshilli Drejtues i BQE-së vendosi në Frankfurt të rrisë normat e referencës së interesit me 0.75 për qind.

ECB rriti normën bazë të interesit edhe muajin e kaluar dhe duket se po ndjek ritmin e Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila po lufton rritjen e çmimeve të konsumit me një seri rritjesh të shpejta.

“Inflacioni mbetet shumë i lartë dhe do të mbetet mbi objektivin e dëshiruar për një kohë të gjatë”, tha ECB në një deklaratë.

ECB ka rritur normat për Eurozonën 19-vendesh me plot dy pikë përqindjeje në vetëm tre muaj.

Bankat qendrore në mbarë botën po rrisin me shpejtësi normat e interesit që përcaktojnë koston e kredive për bizneset dhe qytetarët.

Qëllimi është ndalimi i inflacionit të shkaktuar nga çmimet e larta të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë dhe bllokadës së furnizimit pas pandemisë, sepse kërkesa për mallra dhe shërbime është rinovuar papritmas që kur masat kufizuese u lehtësuan ose u hoqën gjatë luftës kundër virusi korona.

Exit mobile version