UBT News

​Bajrami: Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kërkuar nga autoritetet që të angazhohen për t’i gjetur dy vajzat e zhdukura në Pejë.

Sipas saj, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje nga institucionet shtetërore.

Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa dy vajzat e zhdukura gjenden në Pejë.Sot një javë, dy studente nga Peja janë zhdukur. Vajzat sipas raportimeve kanë dalë nga shtepitë e tyre fshati Qyshk e Treboviq dhe janë nisur për në Universitetin ”Kadi Zeka” në Pejë”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Si nënë e dy vajzave ky lajm më ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër.Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka shtuar se në këtë situatë, ministri i Brendshëm, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Policisë bashkë me Shefin e AKI-së e edhe me Komandantin e FSK-së do të duhej të mbanin konferenca të përditshme. Për të treguar se çka po bëjnë institucionet për rastin.

Exit mobile version