Në këto kohë të vështira, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitikës, deklaroi ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Twitter.
”Ne duhet të mbajmë premtimet tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi ajo. /ATSH/