UBT News

​Baerbock: Serbia të reduktojë forcat në kufi, KFOR të tregojë angazhim më të madh

Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaroi sot (6 tetor) në Tiranë se tensionet e ditëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës po rrezikojnë edhe Procesin e Berlinit.

Baerbock deklaroi kështu para mediave në nisje të takimit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë. Ajo theksoi se “duhet të ecim drejt BE-së më shpejt dhe për këtë arsye Procesi i Berlinit është vendimtar lidhur me ndërlidhjen në rajon, bashkëpunimin dhe marrëveshjet e tjera mbi lëvizshmërinë”. Megjithatë, sipas kryediplomates gjermane, në themel qëndron siguria.

“Prandaj, ne nëvizojmë se tensionet e ditëve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës po rrezikojnë edhe Procesin e Berlinit. Unë i bëj një thirrje të fortë, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, por dhe të SHBA-së, Serbisë e cila duhet të reduktojë forcat që kemi parë së fundmi. Por, edhe NATO nëpërmjet KFOR-it duhet të tregojë një angazhim më të madh në rajon”, theksoi Baerbock.

Kryediplomatja gjermane po merr pjesë në punimet e samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.

Exit mobile version