Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve Durim Lushajt dhe Sali Lushajt për shkak të vrasjes së dyfishtë në Shaptej të Deçanit, duke i dënuar me dënim unik prej 43 vitesh burg.
Sipas një njoftimi nga Gjykata Themelore në Pejë bëhet e ditur se të pandehurit D.L dhe S.L më 25.08.2016 në fshatin Shaptej me dashje dhe me armë i kanë privuar nga jeta dy viktima.
“I pandehuri D.L me datë 25.08.2016, rreth orës 19:30 minuta në fshatin Sh. Komuna D., me dashje dhe me armë – revole, i ka privuar nga jeta viktimën R.R dhe në bashkëkryerje me të akuzuarin S.L e privojnë nga jeta viktimën B.R, nga po i njëjti fshat, e me këtë veprim e ka vënë në rrezik edhe jetën e të miturve A.R, G.R dhe M.R, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të familjes”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.