UBT News

​Avdullah Hoti reagon për vonesën e Ligjit për Paga

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka adresuar kritika për mos procedimin e Ligjit të Pagave në Kuvend dhe ndërhyrjen siç shprehet ai të Qeverisë Kurti në pavarësinë e organizimit sindikal në Kosovë, duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme.

Në një postim në Facebook, Hoti shkruan se do ta diskutojnë me shumë kujdes amendamentin për ndarjen e mjeteve për paga në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së përpara seancës së Kuvendit më 22 dhjetor, kur votohet buxheti në lexim të dytë.

“Me këtë vonesë të procedimit në Kuvend të ligjit për paga në sektorin publik dhe mosinteresim të qeverisë për të adresuar shqetësimet e sindikatave, me të drejtë deputetë të opozitës marrin nisma për ndarje të buxhetit për paga”, shkruan ai.

Hoti theksoi se është obligim shtetëror që sindikatat të jenë pjesë e konsultimeve për Ligjin e pagave, “si dhe për shumë ligje dhe vendime të tjera shtetërore”.

Exit mobile version