UBT News

​AUV: Parandalohet dalja në treg e dy produkteve “MU”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se është parandaluar dalja në treg e produkteve “MU, krem qumështi dhe djathi, pasi dyshohet për prezencë të trupit të huaj fizik në produkt.

Sipas njoftimit, fillimisht AUV-i ka pranuar informatën nga distributori i produkteve të prodhuesit Ljubljanske mlekarne Slloveni, se në këto dy lloje të produkteve duhet të bëhen analiza shtesë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar informatën nga distributori i produkteve të prodhuesit Ljubljanske mlekarne Slloveni, se në dy lloje të produkteve “krem qumështi MU classic dhe krem djathi MU me spec të kuq” me numër lloti 1325459001 dhe 1325455001, nën arsyen se duhet të bëhen analiza shtesë. Inspektorati veterinarë menjëherë me proces i ka bllokuar për dalje në treg apo tjetërsim, sasinë prej 600 copë: (krem qumështi MU classic 140 gr në sasi 300 copa dhe crem djathi MU me spec të kuq 140 gr në sasi prej 300 copë) gjinden në depo të importuesit dhe ruhen në kushte adekuate, deri në vendimin tjetër”, thuhet mes tjerash në njoftimin e AUV-it.

Exit mobile version