UBT News

​AUV konfiskon 400 kg mish gjedhi, nuk i plotësonte kushtet për konsum

Në fshatin Gurrakoc të Istogut, njësiti policor ka ndaluar automjetin kombi me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit është vërejte se në automjet i dyshuari kishte pas të ngarkuar rreth 400 kilogramë mish gjedhi për të cilin nuk posedonte dokument përcjellës dhe prejardhjen.

Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e AUV-it të cilët e kanë konstatuar se mishi nuk plotëson kushtet për konsum dhe kanë sekuestruar dhe do të asgjësohet.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda e rastit për procedura tjera i procedohet AUV-it.

Exit mobile version