Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës së rajonit Donetsk, tha në Facebook të dielën se autokolona për të evakuuar banorët vendas nga Mariupol nuk ishte në gjendje të largohej nga qyteti.
“Kolona e evakuimit me banorët vendas nuk mundi të largohej nga Mariupoli sot: rusët filluan të rigrupojnë forcat e tyre dhe të bombardojnë rëndë qytetin. Është jashtëzakonisht e rrezikshme të evakuosh njerëzit në kushte të tilla”, tha Kyrylenko.
“Kolona me ndihma humanitare, e cila u nis sot nga Zaporizhzhya drejt Mariupolit, nuk ka arritur ende në destinacionin e saj dhe aktualisht është në rrugën e saj”, shtoi ai, transmeton CNN.