UBT News

​Austriakja me dy vajzat e saj mbahej e izoluar nga ish-bashkëshorti në Klinë

Të hënën policia në Klinё është njoftuar se njё shtetase austriake sё bashku me dy vajzat e saj, ёshtё duke u mbajtur pa dëshirёn e saj nga ish-bashkёshorti nё shtёpinё e tij nё fshatin Sferkё të Klinёs.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili po ashtu dyshohej se posedonte armё zjarri, ndёrsa viktima sё bashku me vajzat e saj janё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Klinё.

Viktima ёshtё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe pёrkthyesit ligjor, pas intervistimit e njëjta ёshtё dёrguar nё shtёpinё e sigurt. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është inicuar si “Dhunë nё familje” dhe “ Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”

Exit mobile version