Inflacioni në shtator në Austri, 10.5 për qind, ka arritur një nivel rekord të paregjistruar në 70 vjetët e fundit.
Një rritje më e lartë e çmimeve të konsumit u regjistrua për herë të fundit në korrik të vitit 1952, kur ishte në nivelin 14.1 për qind, tha Tobias Thomas, drejtor i përgjithshëm i Entit Statistikor të Austrisë.
Arsyeja kryesore për inflacionin dyshifror është para së gjithash rritja e mëtejshme e çmimit të energjisë për amvisëritë. Madje inflacioni i shtatorit e tejkaloi inflacionin e viteve të krizës së naftës të viteve 1970.
“Inflacioni në shtator u ushqye nga një rritje e fortë e çmimeve të energjisë për familjet, e cila u bë arsyeja kryesore për nivelin dyshifror”, shpjegoi Thomas pas shpalljes zyrtare të normës së inflacionit për muajin e kaluar.