Administrata Tatimore e Kosovës në funksion të luftimit të ekonomisë jo-formale gjatë këtyre ditëve ka inspektuar aktivitetin e sektorit të transportit rrugor ndërkombëtar. Gjatë këtyre inspektimeve zyrtarët e ATK-së kanë ka lëshuar 1 mijë e 429 gjoba për mospajisje me arkë fiskale dhe moslëshim të kuponit fiskal, te 62 kompani, të cilat janë përcjellë për procedim në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative.
Sipas ATK-së, të gjitha këto aktivitete janë duke u ndërmarr në kuadër të planit operativ të veprimit për periudhën korrik-shtator 2021, i cili është duke trajtuar edhe sektorë të tjera dhe gjatë ditëve në vijim do të inspektojë sektorët të cilët gjatë kësaj sezone kanë aktivitete të shumëfishuara dhe gjendja e tyre në relacion me obligimet tatimore nuk është në nivelin e duhur.