UBT News

​ATK inkasoi 15.5 milionë euro më shumë të hyra për muajin janar

Muaji i parë i këtij viti ka reflektuar me të hyra të konsiderueshme tatimore, çka nënkupton se është një nismë e mbarë në realizimin e projeksionit për këtë vit.

Sipas njoftimit të Administratës Tatimore të Kosovës, 96.7 milionë euro tatime janë të hyrat e muajit janar që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 15.5 milionë euro apo 19.2%. Ndërsa kontributet pensionale janë 18 milionë euro.

“Administrata Tatimore e Kosovës këtë vit përveç prioriteteve kryesore që ka në mbledhjen e të hyrave, borxheve dhe vazhdimin e avancimit të shërbimeve profesionale për tatimpagues, ka në synim edhe implementimin e Planit Strategjik, implementimin e projekteve për përmirësimin e përmbushjes në sektorët me rrezik”, thuhet në komunikatën e ATK-së. 

Exit mobile version