UBT News

​Asnjë evakuim civil në Ukrainë të premten

Ukraina nuk do të hapë korridore humanitare për civilët e bllokuar në zonë lufte sot. Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, e cila ka thënë se kjo po bëhet për shkak të rrezikut në rrugë.

Vereshchuk ka kërkuar durim nga qytetarët që presin të evakuohen.

“Sot, 22 prill, nuk do të ketë korridore humanitare. Për të gjithë ata që presin të evakuohen, jini të durueshëm, ju lutemm duroni”, ka thënë ajo, shkruan Sky News. 

Exit mobile version