UBT News

​Arrihet konsensusi në KiE, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE

Liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për sanksionet, marrëveshje kjo e cila përfshin një embargo ndaj importeve të naftës nga Rusia.

Ata ranë dakord pak para mesnatës duke vendosur për paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Kremlinit, si pasojë e sulmit rus në Ukrainë.

Burimet diplomatike të BE-së që ndjekin bisedimet thonë se situata e konsensusit mbi sanksionet është “e ndërlikuar, por për të parë dritën në fund të tunelit”.

Në fillim të takimit, presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky, iu drejtua liderëve të BE-së me një video-lidhje, fjalim i cili la përshtypjen se gjithçka mund të kthehej në një dështim që do të kishte pasoja dhe do të evidentonte një përçarje domethënëse brenda Bashkimit Evropian. Por ishte presidenti i Këshillit Evropian, belgu Charles Michel, i cili tha se kanë arritur marrëveshjen për të ndalur eksportin e naftës ruse në Bashkimin Evropian.

“Kemi arritur marrëveshjen për të ndaluar eksportin e naftës ruse në Bashkimin Evropian. Ky ndalim përfaqëson 2/3 të importeve të naftës nga Rusia, diçka që i shkurton dukshëm burimet e financimit të luftës”, deklaroi ai në Twitter.

Exit mobile version