UBT News

​Arrestohet taksisti në Gjilan, ngacmoi seksualisht pasagjeren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se kishte sulmuar seksualisht pasagjeren e tij derisa ishte duke kryer punën e tij si taksist.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka raportuar se derisa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një taksi, ku shoferi e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe e kishte ngacmuar seksualisht.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet po aty. 

Exit mobile version