Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë ngasësin e automjetit i cili ka goditur për vdekje një 19-vjeçar në Arllat të Drenasit.
Ngasësi i automjetit, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes është identifikuar nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.
Viktima ka ndërruar jetë në spital në orët e hershme të mëngjesit.