UBT News

​Arrestohet serbi që kaloi ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, pasi i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Kosovë. Arrestimi ndodhi paraditen e së martës në fshatin Postenjë të komunës së Leposaviqit.

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Republika e Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është konfiskuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Exit mobile version