UBT News

​Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e komunës së Leposaviqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në veri të vendit sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Sveçla ka shkruar në Facebook se krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.

“Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai.

Exit mobile version