Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Han të Elezit për posedim të paautorizuar të armës. Policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.Th. (47), i cili e ka pranuar se posedon pa leje një pushkë të gjuetisë me katër fishkë dhe një pushkë ajrore, të cilat më pas policia i ka konfiskuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Han të Elezit dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Rasti është cilësuar si mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe kanosje.