UBT News

​Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor i cili dyshohet të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Policit, i cili mbante gradën e rreshterit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor (me gradën e rreshterit policor) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” lidhur me nenin 33 (ndihma)”, ka bërë të ditur IPK përmes një një komunikate për media.

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast.

Exit mobile version