Një person është arrestuar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht, goditur në kokë një tjetër person në Prishtinë.
Policia ka raportuar se i dyshuari sipas viktimës ka probleme të shëndetit mendor i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si vrasje e rëndë në tentativë.
“Prishtinë 12.01.2023 – 06:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht- goditur në kokë viktimën mashkull kosovar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dëshmi relevante për rastin. I dyshuari sipas viktimës ka probleme të shëndetit mendor i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.