UBT News

​Arrestohet një person në Mitrovicë

Është arrestuar një person në Mitrovicë me dyshimin se ka kryer vepër penale “lëndim i lehtë trupor”.

Policia ka njoftuar se ai kishte sulmuar një person i cili ka deklaruar se i janë shkaktuar lëndime trupore.

“Në orët e mesditës së datës 2 dhjetor 2021, në Stacionin Policor në jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’. Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ajo ishte sulmuar nga i dyshuari, viktima ka kërkuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’. Pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Exit mobile version