UBT News

​Arrestohet një person në Istog, mashtroi për rregullim të vizave sllovene

Një person është arrestuar me dyshimin se ka mashtruar për rregullim të vizës sllovene, për çka ka marrë edhe para. Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në fshatin Muzhevinë të Istogut.

Ndërkohë që pre e këtij mashtrimi kishte rënë një person, i cili kishte dhënë edhe para për t’u pajisur me vizën sllovene por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Fsh. Muzhevinë, Istog, 09.02.2021 – 13:00. Me 08.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar se do t’i rregullojë në vizë sllovene, i ka marrë paratë dhe nuk ka rregulluar vizën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Exit mobile version