Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan ka njoftuar se një person ka ushtruar dhunë ndaj një femre së cilës i është ofruar trajtim mjeksor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.