Një person është arrestuar në Ferizaj meqë dyshohet se në nëntorin e vitit të kaluar ka sulmuar seksualisht një të mitur. Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj nëntor – 2021. Lidhur me rastin, më 09.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që muaj më parë dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./UBTNews/