UBT News

​Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Policët e stacionit në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 10:20 kanë arrestuar në Vatë të Kaçanikut personin me inicialet L.Gj. (21). Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale vjedhje e pyjeve me dënim burgimi prej 10 ditëve.

Policia të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet në njoftim.

Exit mobile version