UBT News

​Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Policët nga stacioni policor në Ferizaj, në orët e hershme të mëngjesit , në ora 01:10, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore. Gjatë kontrollimit të automjetit dhe verifikimit të personave, është ndalur një person me inicialet G.H. (M/K), 25-vjeçar, i cili ishte në kërkim.

Sipas njoftimit, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Sulmi”, me dënim burgimi prej dhjetë ditëve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Exit mobile version