Sot në orën 06:15 në fshatin Greme të Ferizajit, policia kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdheresë të gjykatës, me inicialet B.G (M/K) i moshës 36-vjeçare.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i Paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej dy viteve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, thuhet mes tjerash në komunikatë.
“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi kanë pranuar një informacion inteligjent, sot në orën 06:15 në fshatin Greme të Ferizajt, edhe përkundër përjekjeve për ti ikur policisë, kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdheresë të gjykatës, me inicialet B.G (M/K) i moshës 36 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i Paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’’ me dënim burgimi prej dy (2) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.