Policia e Kosovës ka arrestuar një 46-vjeçar në fshatin Dardani të Ferizajt për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë mbrojtëse në vendin e punës”. Ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje në orën 10:00 në fshatin Dardani të Ferizajt kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet S.G (M/K) i moshës 46 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë mbrojtëse në vendin e punës” me dënim burgimi prej njëqindë e tetëdhjetë (180) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në një njoftim të policisë.