UBT News

​Arrestohet një person dhe konfiskohet sasi e narkotikëve

Policia e Kosovës, në dy raste të ndara, ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar sasi të substancave narkotike.

Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur me datë 31 korrik në orët e hershme të mëngjesit kur Njësia Patrulluese në Gjilan, gjatë punës operative, ka konfiskuar një çantë krahu në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale.

“Një qese substancë narkotike e dyshuar për marihunë në peshë prej 703.3 gr (shtatëqind e tre pikë tre gramë), 2 (dy )peshore elektrike për matjen e substancës narkotike, 3 pako me substancë të dyshuar të llojit kokainë në peshë prej 5.2 gr (pesë pikë dy gramë), 1 pako mbështjellës për substanca narkotike, 94 qese plasmani të papërdorur (të zbrazura)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa lidhur me rastin e dytë, Policia ka bërë të ditur se sot në Prizren, njësiti i antidrogës [përmes realizimit të një urdhër kontrolli nga gjykata kompetente, ka arritur të ndalohet personi i dyshuar me iniciale A.D.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale.

“Një (1) kavanoz qelqi brenda të cilit ishin 13 doza me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit heroinë, me peshё të përgjithshme 78.80 gramë, ku vlera e tregut në të holla është rreth 1800 euro, një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë me peshё 0.98 gram, të holla të gatshme në vlerë dymijë (2000) euro dhe një (1) telefon mobil”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari në këtë rast është ndaluar për 48 orë ndërsa për rastin e pare, njësitet policore janë duke kryer veprime operativo-hetimore intensive, me qellim te arrestimit te personit te dyshuar.

Exit mobile version