UBT News

​Arrestohet një i ri në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar në Prizren me dyshimin e mbajtjes së armëve pa leje.

“Në rrugën ‘Ankara’ në Prizren, njësi të hetimeve duke qenë në zbatim të masave në kontroll të automjeteve, kanë ndaluar një automjet të tipit BMW, gjatë kontrollimit zyrtarët policor kanë gjetur në posedim të drejtuesit të automjetit një armë të tipit revole, modeli KUZEY/911, së bashku më një karikator. Ndaj të dyshimtit SH.Q, mashkull/kosovar, i lindur në vitin 2002, zyrtarët policorë kanë filluar hetimet për posedim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë./UBTNews

Exit mobile version