Është arrestuar një person i dyshuar për vjedhjen e 200 eurove në marketin e një pompe të derivateve në fshatin Vrellë të Lipanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se aty ishin vjedhur edhe cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 800 euro dhe disa gjëra ushqimore në vlerë rreth 50 euro. Vjedhja kishte ndodhur në mëngjesin e 13 majit të këtij viti.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 34 pako të cigareve të ndryshme.
“Lidhur me rastin me datën 18.05.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me një të dyshuar tjetër me përdorim force kishin depërtuar në marketin e pompës së derivateve ku kishin vjedhë 200 euro para të gatshme, cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 800 euro dhe disa gjëra ushqimore në vlerë rreth 50 euro. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 34 pako të cigareve të ndryshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.