Një person është arrestuar në Pejë për shkak se dyshohet se i kishte mashtruar shtatë burra, nga të cilët kishte përfituar 10,136 euro për rezervimin e biletave të aeroplanit.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është inicuar si mashtrim.
Pejë 14.09.2022 –03:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte mashtruar shtatë viktima meshkuj kosovar, nga të cilët kishte përfituar 10136 euro për rezervimin e biletave të aeroplanit për pushime. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.