UBT News

​Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit keqtrajtoi fëmijët e saj

Një grua nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fëmijët e saj. E dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërsa fëmijëve iu është ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e Qendrës për Punë Sociale i janë dërguar babait.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit në një lokal i kishte keqtrajtuar dy fëmijët e saj. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve ju është ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

Exit mobile version