UBT News

​Arrestohet një 42-vjeçar në Ferizaj

Policia e Kosovës të mërkurën mbrëma ka arrestuar një 42-vjeçar në Ferizaj, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

I dyshuari nuk është intervistuar meqë ishte i dehur, ku ka rezultuar me 1.51 promila.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 20:45 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Bajram dhe Gursel Sylejmani’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet A.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së të tij. I dyshuari nuk ka mundur të intervistohet nga policia, për shkak se ishte në gjendje të dehur, ku ka rezultuar me 1.51 promila”, thuhet në komunikatën për medie.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./UBTNews

Exit mobile version