UBT News

​Arrestohet një 27-vjeçar në Vushtrri për vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Vushtrri një person për të cilin kishte lëshuar urdhër-arrest më herët nga gjykata.

Arrestimi i 27-vjeçarit me inicialet V.A., shtetas i Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale vjedhje, ka ndodhur rreth orës 14:30.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. 

Exit mobile version