UBT News

​Arrestohet një 22-vjeçar në Mitrovicë, kapet me substanca narkotike

Një 22-vjeçar është arrestuar në Mitrovicë meqë është kapur me substanca narkotike.

“Në orët të mbrëmjes së datës 29 dhjetor 2021, policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancës së dyshuar narkotike. Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur një njësi policore po realizonte një pikë kontrolli në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë. Ku si rezultat i një kontrolli të detajuar, në automjetin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël në sasi 0.6 gram, substancë e dyshuar narkotike. Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar K.K.,22-vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore”, thuhet në komunikatën për medie.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.

Exit mobile version