UBT News

​Arrestohet i dyshuari për grabitje në oborrin e Spitalit të Pejës

Është arrestuar njëri nga të dyshuarit për grabitjen që ndodhi ditë më parë në oborrin e Spitalit Rajonal të Pejës.

Ndërsa, dy të dyshuarit tjerë momentalisht gjenden në arrati.

Policia bën të ditur se grabitja ka ndodhur më 18 shtator rreth orës 20:00. Ndërsa, rasti në polici është raportuar një ditë më vonë nga viktima së cilës të dyshuarit ia kishin marrë me forcë çantën nga krahu dhe tri unaza nga dora e saj.

Pejë, 22 shtator 2022 -Me datën 19.09.2022, viktima femër kosovare ka ardhur nё Stacionin Policor Pejё, e cila ka deklaruar se me datёn 18.09.2022, rreth orёs 20:00, nё rrugën “Nëna Terezë” ( nё oborrin e Spitalit Rajonal nё Pejё) tre (3) persona tё dyshuar me forcë ia kanë marrё çantën nga krahu, gjithashtu edhe tri (3) unaza nga dora e viktimёs. Tё dyshuarit janё larguar nё drejtim tё panjohur. Pas njё pune intensive nga Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, me datёn 21.09.2022, kanё arritur ta indetifikojnё dhe ta arrestojnё njërin nga tё dyshuarit, ndёrsa dy të dyshuarit tjerё momentalisht gjenden nё arrati. I dyshuari pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë”, njofton policia.

Exit mobile version