Një 64-vjeçar është arrestuar në Kaçanik me dyshimin që ka kryer veprën penale “Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit. Ai është arrestuar mbrëmjen e së martës me urdhërarrest të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Nga Policia kanë njoftuar se ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me datë 08.02.2022 rreth orës 20:00, pasi ka pranuar një informacion inteligjent ka arrestuar në shtëpinë e tij në Kaçanik , personin e kërkuar me inicialet B.B (M/K) i moshës 64 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Shërbime seksuale nga viktima e trafikimit ’’ me dënim burgimi prej tre (3) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.