UBT News

​Arrestohet 43-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për vrasje

Pasditen e së shtunës në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë është gjetur një person pa shenja jete. Policia e identifikoi si S.M., 65-vjeç.

Fillimisht rasti është kualifikuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa prokuroi i rastit kishte urdhëruar që trupit të viktimës t’i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të sektorit rajonal, dje (e diele), mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga “vdekje e dyshimtë” është rikualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”.

Exit mobile version