UBT News

​Arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj, kanosi një femër

Policia në Ferizaj ka arrestuar një 32-vjeçar me inicialet D.A për kanosje. I dyshuari kishte kanosur një femër të moshës 31-vjeçare me iniciale A.A.

Policia kishte marrë urdhër kontroll nga Gjykata Themelore në Ferizaj për të bastisur shtëpinë, e i dyshuari me të vërejtur oficerët ka tentuar të largohet, por është arrestuar ndërsa në shtëpinë e tij është gjetur edhe një pistoletë e cila është konfiskuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Exit mobile version